Frederiksen e siguron mandatin e tretë si kryeministre e Danimarkës - NACIONALE

Frederiksen e siguron mandatin e tretë si kryeministre e Danimarkës

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësja socialdemokrate e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të hënën se është pajtuar që të formojë një koalicion qeveritar të qendrës së majtë, duke e siguruar vazhdimin e qëndrimit në pushtet në kohën e një krize në marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump, për shkak të së ardhmes së Grenlandës.

Marrëveshja për të formuar një kabinet të pakicës ia jep zonjës Frederiksen mandatin e tretë rresht si kryeministre, duke u dhënë fund disa muajve paqartësie pas zgjedhjeve të marsit, në të cilat 12 parti siguruan ulëse në Kuvend, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kam qenë për ta vizituar Madhërinë e Tij, Mbretin, dhe njoftova se një qeveri mund të formohet pas bisedimeve të gjata” – tha para gazetarëve politikania daneze.

Koalicioni i saj i qendrës e humbi shumicën në zgjedhjet e 24 marsit, pasi danezët u revoltuan për shkak të krizës së kostos së jetesës, edhe pse Partia Socialdemokrate mbeti grupi më i madh në Kuvend me 38 nga 179 ulëset, nga 50 sa kishte më parë.

“Është një platformë qeveritare për njerëzit që janë në Danimarkë dhe për gjeneratat që do të vijnë e gjithashtu edhe për kafshët” – tha kryeministrja.

Ajo shtoi se prioritetet e përgjithshme të qeverisë do të prezantohen të martën, ndërsa ministrat do të emërohen të mërkurën./Nacionale

Lajme të ngjashme