Franca thotë se ka kryer sulme raketore kundër ISIS-it në Siri - NACIONALE

Franca thotë se ka kryer sulme raketore kundër ISIS-it në Siri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Franca kreu sulme me raketa fundjavën e kaluar në Siri, duke e vënë në shënjestër ISIS-in në atë shtet, tha të martën ministri i Jashtëm, Sebastien Lecornu.

“Të dielën, forcat ajrore franceze kryen sulme të shënjestruara kundër zonave të Shtetit Islamik me bazë në territorin sirian” – shkroi kryediplomati francez në rrjetin X, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sulmi ajror francez erdhi pas një sulmi të ngjashëm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara në Siri, me të cilin ShBA-ja tha se vrau operativë të ISIS-it.

Siria ballafaqohet me të ardhme të paqartë politike, pasi grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) e rrëzoi ish-presidentin Bashar al-Assad më 8 dhjetor.

Ofensiva e shpejtë, e udhëhequr nga HTS-ja, i dha fund luftës civile 13-vjeçare, por ka lënë një varg pyetjesh për të ardhmen e vendit shumetnik, ku shtetet si Turqia e Rusia kanë interesa të fuqishme e potencialisht që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Lajme të ngjashme