Forcat britanike vëzhgojnë nga uji e ajri luftanije ruse afër ujërave të Britanisë - NACIONALE

Forcat britanike vëzhgojnë nga uji e ajri luftanije ruse afër ujërave të Britanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luftanijet e Forcave Detare Mbretërore dhe Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe kanë gjurmuar një varg luftanijesh ruse, përderisa ato udhëtonin afër Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Kanalin Anglez.

Luftanijet “HMS Tyne” dhe “HMS Portland” si dhe aeroplanët “P8 Poseidon” e kryen operacionin e vëzhgimit të lëvizjeve të forcave detare ruse në ujërat afër Britanisë së Madhe, përfshirë Detin e Veriut dhe pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, raporton gazeta “The Guardian”.

Luftanija me bazë në Plymouth, “HMS Portland” dhe aeroplanët “Poseidon” u përdorën në bashkërendim për t’i vëzhguar anijet ruse, përfshirë korvetat “Boikiy” dhe “Grad”, anijen “Marshal Ustinov”, shkatrruesen “Severomorsk” dhe disa anije të tjera.

Një zëdhënës i forcave detare britanike tha se shumë prej anijeve ruse ishin të ndërlidhura me Ditën e Forcave Detare Ruse, që u mbajt në Shën Petersburg më 30 korrik.

“Me vargun e tyre kolektiv të sensorëve të fuqishëm për lokalizim dhe përcjellje, fregata britanike për ndjekje të nëndetëseve dhe aeroplanët për patrullë detare janë dyshe e frikshme për lokalizimin dhe vëzhgimin e operacioneve, duke lejuar vëzhgim konstant nga deti dhe ajri”- tha zëdhënësi britanik.

Luftanija “HMS Tyne” përcolli tri anije ruse në tri detyra të ndryshme, përfshirë anijen “Merkury” dhe anijen hulumtuese, “Akademik Nikolaj Strakhov”.

Lajme të ngjashme