Forcat Ajrore të ShBA-së më 2024 do të japin kontratë për gjeneratën e 6-të të aeroplanëve luftarakë - NACIONALE

Forcat Ajrore të ShBA-së më 2024 do të japin kontratë për gjeneratën e 6-të të aeroplanëve luftarakë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara synojnë që të ofrojnë një kontratë vitin e ardhshëm për gjeneratën e gjashtë të aeroplanëve luftarakë, përderisa po garon që të mbetet në hap me teknologjinë modern kundër përparimit të shpejtë të teknologjisë ushtarake të Kinës, njoftuan forcat amerikane të enjten.

Kompanitë “Lockheed Martin Corp”, “Boeing Co” dhe “Northrop Grumman Corp” pritet që të garojnë për programin “Mbizotërimi Ajror i Gjeneratës së Ardhshme”, i cili do ta zëvendësojë aeroplanin “F-22 Raptor” me një aeroplan luftarak të ndërtuar për të luftuar krahas dronëve, raporton agjencia “Reuters”.

Tri kompanitë që pritet të garojnë për këtë tender nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Forcat Ajrore publikuan një kërkesë të klasifikuar për industrinë e aeroplanëve të enjten, duke i paraqitur kërkesat teknike. Hollësitë janë mbajtur kryesisht sekrete, por Forcat Ajrore njoftuan më 2020 se të paktën një prototip i aeroplanit të ri kishte fluturuar.

Aeroplani i ri luftarak do të “mbijetojë, ngulmojë, ndërveprojë dhe do të përshtatet në domenin ajror, të gjitha brenda mjediseve shumë të kontestuara operacionale”, tha sekretari i Forcave Ajrore, Frank Kendall. “Askush nuk e bën këtë më mirë se ShBA-ja, por do ta humbim këtë avantazh, nëse nuk lëvizim përpara tani”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme