FMN thotë se Gjermania dhe Italia do të bien në recesion në 2023
Një parashikim i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tregon se Gjermania dhe Italia do të bien në recesion vitin e ardhshëm.
Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë dhe ka paguar rëndë për varësinë e saj nga gazi rus. Por, tani Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar të martën se të dy vendet, vitin e ardhshëm do të bien në recesion.
Deutche Welle shkruan se, nëse parashikimi është korrekt, kjo do të bëjë që dy ekonomitë e avancuara të G7-ës, të tkurren për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Çfarë tha FMN-ja?
Në një përditësim, FMN tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të tkurret me 0.3% në 2023, edhe pse më parë ishte parashikuar një rritje prej 0.8% për vendin.
Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës është e varur rëndë nga gazi rus, i cili është ndaluar nga Moska për shkak të sanksioneve nga Perëndimi.
Ndërsa, Italia e cila gjithashtu është e varur në importet e karburanteve, parashihet te ketë tkurrje me 0.2% - duke rënë ndjeshëm ndaj parashikimit të korrikut për rritje prej 0.8%.
Megjithëse eurozona pritet të shmangë një recesion, prodhimi i 19 vendeve parashikohet të rritet me vetëm 0.5%, më keq se sa ishte parashikuar më parë.