Finlanda përgatitet për variantin e ri të COVID-19 nga Afrika e Jugut - NACIONALE

Finlanda përgatitet për variantin e ri të COVID-19 nga Afrika e Jugut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Finlanda po rrit fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 në përgatitje për variantin e ri COVID-19 BA.5 të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në janar, i cili tashmë ka goditur vendin.

Finlanda zbuloi rastet e para të variantit BA.5 në mes të majit.

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes, Instituti Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien ka rekomanduar një vaksinim të katërt për ata të moshës 70-79 vjeç, njerëzit me sëmundje komplekse të zemrës dhe mushkërive ose diabet, dhe ata që vuajnë nga obeziteti ekstrem.

Udhëzimet e mëparshme përfshinin njerëzit mbi 80 vjeç dhe njerëzit me imunitet të dobësuar më të vjetër se 12 vjeç. Vala tjetër pritet të godasë vendin në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.

Situata e pandemisë aktualisht është mjaft e mirë dhe shkalla e vdekshmërisë ka mbetur e ulët për shkak të vaksinimit të gjerë, kanë treguar nga instituti, shkruan Euractiv. Rreth 88% e popullsisë së moshës madhore në Finlandë ka marrë të paktën dy doza të vaksinës.

Ndërkohë, vendi me 5.6 milionë banorë regjistroi mbi një milion raste me COVID-19 deri në fund të majit, ka thënë revista mjekësore, Lääkärilehti. Statistikat e përditësuara të raportuara nga YLE tregojnë gjithashtu një shkallë vdekjeje prej 81 personash për 100,000 banorë.

Autoritetet shëndetësore finlandeze pohojnë gjithashtu se numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Finlandë ka qenë më i ulët se sa është raportuar fillimisht dhe deri në 20% e tyre mund të jenë shkaktuar nga diçka tjetër, ka thënë Sirkka Goebeler, eksperte në institutin e shëndetit dhe mirëqenies së Finlandës, raporton YLE. Statistikat zyrtare do të jenë të disponueshme deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme