Finlanda e refuzon ekstradimin e rusit të akuzuar për krime lufte nga Ukraina - NACIONALE

Finlanda e refuzon ekstradimin e rusit të akuzuar për krime lufte nga Ukraina

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat finlandeze raportuan të premten se Gjykata Supreme e Finlandës ka refuzuar që ta ekstradojë në Ukrainë Yan Petrovsky-n, ultranacionalist rus dhe ish-komandant i grupit sabotues “Rusich”, që lufton bashkë me ushtrinë ruse kundër Kievit.

Sipas raportimeve, Gjykata Supreme e ka arsyetuar vendimin duke i theksuar kushtet e dobëta në burgjet e Ukrainës, duke shtuar se Petrovsky mund të ballafaqohet me poshtërim e tortura gjatë mbajtjes nga autoritetet ukrainase, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Petrovsky është person i kërkuar nga Ukraina nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës në rajonet lindore, Luhansk e Donetsk, në periudhën 2014 – 2015.

Ai u arrestua në Helsinki në gusht, me kërkesë të autoriteteve ukrainase.

Lajme të ngjashme