Finlanda e mbyll për dy javë tërë kufirin e saj me Rusinë - NACIONALE

Finlanda e mbyll për dy javë tërë kufirin e saj me Rusinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Finlanda do ta mbyllë tërë kufirin e saj me Rusinë për udhëtarët për dy javët e ardhshme në përpjekje për të frenuar një valë të azilkërkuesve që ia kanë mësyrë shtetit verior evropian, njoftuan të martën autoritetet finlandeze.

Javën e kaluar, Finlanda mbylli pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë për udhëtarët, përpos njërit prej tyre, që shtrihet në skajin verior të vendit. Megjithatë, qeveria tha se edhe ajo pikë do të mbyllet, duke e lejuar vetëm kalimin e mallrave, raporton agjencia “Reuters”.

Rreth 900 azilkërkues nga vende të ndryshme, përfshirë Kenian, Marokun, Pakistanin, Somalinë, Sirinë e Jemenin, kanë hyrë nga Rusia në Finlandë në nëntor, sipas Rojës Kufitare Finlandeze.

Ky vendim nënkupton që mes dy shteteve gjatë kësaj periudhe mund të ketë vetëm qarkullim të mallrave.

Lajme të ngjashme