FBI bën arrestime mbi “stacionet policore kineze” të supozuara në Nju Jork - NACIONALE

FBI bën arrestime mbi “stacionet policore kineze” të supozuara në Nju Jork

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurorët amerikanë kanë arrestuar dy burra në Nju Jork, pasi dyshohet se drejtonin një "stacion policie sekret" kinez në lagjen Chinatoën të Manhattanit.

Sipas BBC-së, Liu Jianëang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59, të dy banorë të qytetit të Nju Jorkut, përballen me akuzat për komplot për të vepruar si agjentë për Kinën dhe për pengim të drejtësisë.

Bëhet e ditur se ata do të dalin në gjykatën federale në Bruklin të hënën.

Dihet se Kina më parë ka mohuar funksionimin e stacioneve, duke i quajtur ato "qendra shërbimi" për shtetasit jashtë shtetit.

Ndërkohë, sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Z. Jianëang dhe Z. Jinping kanë punuar së bashku për të krijuar stacionin e parë të policisë jashtë shtetit në Shtetet e Bashkuara në emër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës.

Departamenti ka thënë se “stacioni” ishte mbyllur në vjeshtën e vitit 2022, pasi të përfshirët kishin kuptuar për hetimin e FBI-së.

“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të sovranitetit të kombit tonë nga qeveria kineze duke krijuar një stacion sekret policie në mes të qytetit të Nju Jorkut,”- ka thënë tha Breon Pearce, kryeprokuror në Brooklyn.

Lajme të ngjashme