Barack dhe Michelle Obama rikthehen në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin e portreteve zyrtare - NACIONALE

Barack dhe Michelle Obama rikthehen në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin e portreteve zyrtare

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama janë rikthyer të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, duke u ribashkuar me presidentin Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden për të zbuluar portretet e tyre zyrtare dhe për të prezantuar artistët që i kanë realizuar ato.

Sipas abc news, për portretin e tij, ish-presidenti kishte përzgjedhur artistin Robert McCurdy – i njohur për pikturat e tij hiperrealiste të disa figuarave më të njohura, përfshirë Toni Morrison, Dalai Lama dhe Jeff Bezos.

Portreti i zbuluar të mërkurën i një imazhi foto-realist të Obamës me një kostum të zi me një kravatë gri kundër një sfondi të zymtë, ishte pikturuar nga fotografitë që McCurdy i kishte bërë Obamës më parë. Sipas artistit, atij i duhen zakonisht 12-18 muaj për të përfunduar punën e tij pasi punon vetëm në një projekt në një kohë.

Sa i përket ish-zonjës së parë, ajo kishte përzgjedhur si artiste Sharon Sprung.

Në pikturë, zonja Obama ishte me një fustan blu, ulur në një divan në dhomën e kuqe në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me këtë ceremoni e cila mbahej për herë të parë pas 10 vitesh, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se, “Presidenti Biden dhe Dr. Biden janë të nderuar që kanë ish-presidentin Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin e portreteve të tyre, të cilat do të varen në muret e Shtëpisë së Bardhë përgjithmonë si kujtues të fuqisë, shpresës dhe ndryshimit.”

Ceremonia u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas një pauze 10-vjeçare. Ku për herë të fundit, ishte presidenti i atëhershëm Obama ai që mirëpriti ish-presidentin George Ë. Bush dhe ish-zonjën e parë Laura Bush për një zbulim të portreteve të tyre zyrtare në vitin 2012.

Lajme të ngjashme