Familja e Navalnyt vazhdon të kërkojë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalnyt, kanë vazhduar të kërkojnë qasje për të marrë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit, teksa vazhdojnë të arrestohen ata që bëjnë homazhe për të.
Autoritetet ruse kanë thënë më 16 shkurt se ai ka vdekur në një burg në Arktik.
Gazeta me bazë në Letoni, Novaya Gazeta, ka thënë më 18 shkurt se policia është duke e ruajtur një morg lokal në qytetin siberian Salekhrad, teksa rriten spekulimet se ku gjendet trupi i 47-vjeçarit.
Familja e Navalnyt dhe ndihmës të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t’iu dorëzohet trupi, mirëpo autoritetet e kanë refuzuar kërkesën, duke u kanë thënë avokatëve dhe nënës së tij, që “hetimet” për shkakun e vdekjes do të përfundojnë brenda javës. /REL