Evakuohet aeroporti i Bazelit
Aeroporti i Bazelit u evakuua nga forcat e sigurisë të enjten pasdite, raporton gazeta zvicerane, “Blick”.
Arsyeja e qartë për këtë evakuim është e paqartë, por një zëdhënës tha se ky veprim u ndërmor për arsye sigurie, raporton gazeta.
Një udhëtar tha: “Ne jemi në aeroplan, por rreth 40 pasagjerë nuk kanë hyrë.”
Ndoshta ata janë detyruar që të largohen nga ndërtesa e aeroportit.
“Të dhënat që ne i kemi është që ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka të dhëna të sakta”- shtoi pasagjeri.
Evakuime të ngjashme ditëve të fundit janë bërë dhe në disa aeroporte në Francë, si masë sigurie pas alarmeve të rreme për bomba.
