Eskalon përplasja Ukrainë – Britani, Zelensky e shkarkon ambasadorin që e mbrojti sekretarin Wallace - NACIONALE

Eskalon përplasja Ukrainë – Britani, Zelensky e shkarkon ambasadorin që e mbrojti sekretarin Wallace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duket se nuk i duron shumë kritikat e zyrtarëve ukrainas. Të premten, ai e shkarkoi ambasadorin ukrainas në Mbretëri të Bashkuar, Vadym Prystaiko.

Ambasadori ukrainas në Londër e kishte kritikuar kundërpërgjigjen e presidentit ndaj një kritike të sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili kishte thënë se pritet që Ukraina të jetë më shumë mirënjohëse për furnizimin me armë nga aleatët, raporton revista amerikane, "Barron's".

Në kundërpërgjigjen me tallje, Zelensky kishte thënë: “Si mund ta shfaqim mirënjohjen tonë ndryshe? Mund të zgjohemi në mëngjes dhe ta falënderojmë ministrin. Le të më shkruajë dhe le të më tregojë se si ta falënderoj."

Kur u pyet për komentet e sekretarit britanik, presidenti ukrainas gjithashtu tha: “Mendoja se gjithmonë ishim shumë mirënjohës ndaj Britanisë” dhe kërkoi nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili ishte në audiencë, që ta telefononte homologun e tij britanik urgjentisht dhe ta falënderonte përsëri për përkrahjen.

Ambasdori ukrainas në Londër i kritikoi komentet e presidentit në Sky News, duke thënë: “Presidenti Zelensky, që thotë “për çdo mëngjes do të zgjohemi dhe do ta telefonojmë Ben Wallace-n për ta falënderuar” – nuk mendoj se ky lloj sarkazmi është i shëndetshëm. Nuk mendoj se duhet t’u tregojmë rusëve se ka diçka mes nesh. Ne po punojmë bashkë, Beni mund të më telefonojë dhe të më thotë çfarëdo që dëshiron.”

Lajme të ngjashme