Erdogani i thotë Zelenskit se Ukraina e meriton NATO-n, por njofton se do ta takojë edhe Putinin - NACIONALE

Erdogani i thotë Zelenskit se Ukraina e meriton NATO-n, por njofton se do ta takojë edhe Putinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të shtunën se ishte duke e shtyrë Rusinë që ta zgjasë afatin e marrëveshjes për transportimin e drithit për të paktën tre muaj dhe njoftoi se do ta presë muajin e ardhshëm në takim homologun rus, Vladimir Putin.

Erdogani foli në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi dy udhëheqësit u takuan për ta diskutuar të ardhmen e marrëveshjes për të cilën ndërmjetësuan Turqia dhe Kombet e Bashkuara vitin e kaluar për ta lejuar eksportimin e sigurt të drithit nga portet ukrainase përmes Detit të Zi në kohë lufte, raporton agjencia “Reuters”.

Vizita e presidentit Ukrainës në Turqi erdhi pas qëndrimit të tij edhe në Bullgari e Çeki, pjesë e një udhëtimi në disa kryeqytete të vendeve të NATO-s me qëllim të inkurajimit të tyre për të bërë hapa konkretë në samitin e NATO-s javën e ardhshme drejt ofrimit të anëtarësimit të Ukrainës në aleancë. Erdogani tha se Ukraina e meriton këtë.

Presidenti turk tha se është duke u bërë punë për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për eksportimin e drithit përtej datës 17 korrik, kur paktit i skadon afati. Ai shtoi se kjo marrëveshje do të jetë njëra ndër temat më të rëndësishme në axhendë gjatë takimit me Putinin muajin e ardhshëm.

“Shpresa jonë është që ajo (marrëveshja) do të zgjatet të paktën një herë për çdo tre muaj, jo për çdo dy muaj. Ne do të bëjnë një përpjekje në këtë aspekt dhe do të mundohemi që ta zgjasim afatin e saj në dy vjet”- tha Erdogani në konferencë me homologun ukrainas.

Të dy udhëheqësin thanë se diskutuan edhe për një çështje tjetër për bisedimet e Erdoganit me Putinin – shkëmbimi i të burgosurve, për të cilin Zelensky tha se kishte qenë gjëja e parë në axhendën e tyre. “Shpresoj se do të marrim një rezultat nga kjo së shpejti”- tha Erdogani.

Zelensky tha se do të presë një rezultat që të komentojë, por bëri thë qartë se diskutimi kishte hyrë në hollësitë e kthimit të të gjithë të kapurve, përfshirë fëmijët e dëbuar në Rusi dhe grupet e tjera.

“Ne jemi duke punuar për kthimin e robërve tanë, të burgosurve politikë, tatarëve të Krimesë”- tha ai, duke iu referuar komunitetit mysliman në gadishullin e aneksuar nga Rusia më 2014. “Partnerët tanë i kanë të gjitha listat. Ne vërtet po punojmë për këtë”- shtoi presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme