Emisari i Trumpit, Witkoff arrin në Gaza për ta parë nga afër shpërndarjen e ndihmave - NACIONALE

Emisari i Trumpit, Witkoff arrin në Gaza për ta parë nga afër shpërndarjen e ndihmave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka arritur në Gaza për të inspektuar një pikë të shpërndarjes së ndihmave në qytetin Rafah, raporton televizioni izraelit “Channel 12”.

Witkoff dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, po e vizitojnë këtë pikë dhe qendra të tjera të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili përkrahet nga Izraeli dhe ShBA-ja, përderisa Uashingtoni po përgatitet për zbatimin e një plani të ri për shpërndarjen e ndihmave në enklavë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dy zyrtarët e lartë amerikanë do t’i “inspektojnë qendrat aktuale të shpërndarjes për të siguruar një plan për të shpërndarë më shumë ushqim dhe për t’u takuar me banorë lokalë të Gazës për të dëgjuar për së afërmi për këtë situatë të rëndë në terren”.

Pas vizitës në Gaza, dy zyrtarët do ta njoftojnë presidentin amerikan, Donald Trump, për situatën para se plani i ri të miratohet.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, disa xhipa të bardhë shihen në një zonë të rrethuar, pranë një vargu të gjatë njerëzish që po prisnin për ndihma.

Lajme të ngjashme