“Emergjencë kombëtare”: Për 12 orë vriten pesë arabë izraelitë në Izrael - NACIONALE

“Emergjencë kombëtare”: Për 12 orë vriten pesë arabë izraelitë në Izrael

2 javë më parë

nga NACIONALE

Pesë burra u vranë brenda 12 orësh nga nata e së mërkurës deri të enjten herët në Izrael, përfshirë një sheik të komunitetit druze dhe djalin e një ish-kryetari qyteti.

Zyrtari policor, Danny Levy, paralajmëroi se Izraeli është në “gjendje të emergjencës kombëtare”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sipas tij, policët kanë mungesë pajisjesh për t’u ballafaquar me situatën. Organet e rendit nuk mund ta kryejnë punën e tyre, kur “duart e sytë tanë janë të lidhur e veshët të mbyllur”, shoti Levy.

Zyrtari policor tha se policia po bën gjithçka që mundet për ta frenuar krimin e dhunshëm, por pretendoi se oficerëve u mungojnë pajisjet teknologjike.

Më tej, ai tha se gjykatat duhet të jenë më të ashpra në shqiptimin e dënimeve dhe ta lejojnë policinë që të përdorë masa administrative kundër të dyshuarve, si kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe të shprehurit mbi bazën e dëshmive konfidenciale.

Ai gjithashtu u bëri thirrje prokurorëve që ta përshpejtojnë ngritjen e aktakuzave.

Përpos kësaj, Levy kërkoi nga politikanët lokalë dhe figurat fetare në shoqërinë arabe që pa kushte ta dënojnë dhunën, duke theksuar se shumë prej viktimave janë kalimtarë rasti të pafajshëm që janë gjendur mes zjarrit të mosmarrëveshjeve mes bandave dhe familjeve në hasmëri.

Lajme të ngjashme