Elon Musku e zbulon logon e re për Twitterin
Elon Musku e ka zbuluar logon e re për Twitter, duke zgjedhur “dekon e artit minimalist” X si pjesë të ribrendimit të platformës.
Pronari i Twitterit ka dhënë indikacione se dizajni do të ndryshohej, duke postuar se “ndoshta ndryshon më vonë, e me shumë gjasë do të rafinohet.”
Drejtoresha ekzekutive e Twitterit, Linda Yaccarino, e ka konfirmuar këtë zgjedhje të hënën duke postuar dizajnin e duke shkruar: “X-i është këtu! Le ta bëjmë këtë gjë.”
Musku iu kishte kërkuar 149 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të jepnin ide për dizajnin, raporton The Guardian.
Logoja “X” ka qenë për kohë të gjatë obsesion për Muskun dhe është emri i tij për një “aplikacion për gjithçka” të cilin është zotuar se do ta bënte.
Pak para se ta blinte Twitterin në muajin tetor të vitit të kaluar, Musku e ka përshkruar këtë platformë të mediave sociale si “përshpejtim për të krijuar X-in, appin për gjithçka.”
X is here! Let’s do this. pic.twitter.com/1VqEPlLchj
— Linda Yaccarino (@lindayacc) July 24, 2023
Koncepti i X-it është modeluar në WeChat, një aplikacion kinez që i lejon përdoruesit për të performuar funksione të ndryshme nga mesazhet e deri te porositja e një taksije apo edhe te pagesa e faturave.
Në qershorin e vitit të kaluar, Musku raportohet se i ka thënë stafit të tij në Twitter: “Ju praktikisht jetoni në WeChat në Kinë. Nëse mund ta rikrijojmë atë gjë me Twitterin, do të ishte sukses i madh.”
Drejtoresha ekzekutive Yaccarino i dha disa detaje se si pret që X-i të funksionojë përmes një postimi në Twitter të dielen, duke thënë që biznesi do të ishte i mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe se do të isthe i përqendruar në “audio, video, mesazhe, pagesa/bankim”.
Deri të hënën në mëngjes, Twitteri vazhdonte ta mbante logon e saj me zogun e kaltër, megjithëse në llogarinë zyrtare të kompanisë është ndryshuar me logon e re X.