Elon Musk ofron rreth 41 miliardë dollarë për ta blerë Twitter-in - NACIONALE

Elon Musk ofron rreth 41 miliardë dollarë për ta blerë Twitter-in

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi Elon Musk ka bërë ofertë që ta blejë rrjetin e famshëm social, “Twitter”, për një shumë prej rreth 41 miliardë dollarësh, vetëm disa ditë pasi e refuzoi ulësen në bordin e kësaj kompanie.

Pas ofertës së tij, vlera e aksioneve të “Twitter”-it u rrit për 12 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

“Që nga bërja e investimit tim, tash kuptoj se kompania as nuk do të zhvillohet, as nuk do t’i shërbejë kësaj nevoje shoqërore në formën e saj të tanishme. Twitter-i duhet të transformohet si kompani private”, tha Musk në një letër dërguar shefit të këtij rrjeti social, Bret Taylor.

“Oferta ime është oferta më e mirë dhe përfundimtare e imja dhe, nëse nuk pranohet, do të më duhej që ta rishqyrtoj pozicionin tim si aksionar”, thuhet më tej në letër.

Lajme të ngjashme