Elon Musk në Brazil, nderohet me medalje prestigjioze nga Bolsonaro - NACIONALE

Elon Musk në Brazil, nderohet me medalje prestigjioze nga Bolsonaro

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Elon Musk ka mbërritur në Brazil në vizitën e parë të tij në vend ku brenda pak orësh mori një medalje prestigjioze, ndërsa u takua me presidentin e vendit, Jair Bolsonaro.

Sipas Associated Press, CEO i Tesla dhe SpaceX është civili i parë i huaj që nuk ka një pozicion qeveritar dhe mori medaljen e nderit të ministrisë së Mbrojtjes.

Por një gjë më e habitshme në vend është që, perveç dhënies së dekoratave për aleatët ideologjikë, ministrat e familjarët e tij, Bolsonaro ka marrë edhe gjashtë medalje nga administrata e tij për vete.

Tre medaljet e kombit që konsiderohen si më prestigjioze janë Urdhri i Meritës së Mbrojtjes, Urdhri i Rio Branco dhe Medalja e Fitores, dhe deri më tani Bolsonaro u ka dhënë më shumë se tre të katërtat e ministrave aktualë nga një.

Ndërsa, sipas informacioneve që nga viti 2019, presidenti brazilian ka shpërndarë të paktën 76 nga tre medaljet kryesore.

Bolsonaro gjithashtu i ka dhënë tre medalje të llojeve të ndryshme gruas së tij Michelle dhe djalit Flávio. Ndërsa, djali i tij tjetër Eduardo, ka marrë të paktën gjashtë medalje.

Në një artikull të titulluar "Farsa e medaljeve", revista Istoe shkroi se Bolsonaro e kishte transformuar qeverinë në një shpërndarës medaljesh.

Por, dihet që krerët e shteteve shpesh japin çmime për arsye të diskutueshme. Për shembull edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, mori nderimin më të lartë të Meksikës, Urdhrin e Shqiponjës Aztec, për ndihmën në rinegocimin e marrëveshjes tregtare të Amerikës së Veriut. Ndërsa, Barack Obama ka dhënë më shumë Medalje Presidenciale të Lirisë se çdo lider amerikan, duke përfshirë një për miliarderin Warren Buffett dhe një tjetër për zëvendëspresidentin e atëhershëm Joe Biden.

Por është më e rrallë që presidentët të dekorohen, megjithatë, të njejtën medalje që ministria e Mbrojtjes i dha Musk-ut i dha edhe Bolsonaro-s në ditën e tij të parë në detyrë, më 1 janar 2019.

Lajme të ngjashme