Elon Musk do ta rivalizojë ChatGPT, planifikon krijimin e një kompanie të AI - NACIONALE

Elon Musk do ta rivalizojë ChatGPT, planifikon krijimin e një kompanie të AI

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elon Musk thuhet se po planifikon të lançojë një kompani të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI, krijuesin e ChatGPT, ndërsa Silicon Valley është duke luftuar për dominim në teknologjinë që po zhvillohet me shpejtësi.

Sipas Financial Times, shefi miliarder i Tesla dhe Twitter është në proces të bashkimit të një ekipi studiuesish dhe inxhinierësh të AI dhe është në bisedime me disa investitorë rreth projektit.

"Një grup njerëzish po investojnë në të ... është e vërtetë dhe ata janë të emocionuar për të,"- ka thënë për gazetën një person i njohur me çështjen, duke cituar të dhëna që tregojnë se më 9 mars Musk ka inkorporuar një kompani të quajtur X.AI. në të cilën ai figuron si drejtor i vetëm.

Ky hap i ri, nënkupton se ai do t'i bashkohet gjigantëve të teknologjisë Microsoft, Google dhe Amazon dhe startupeve duke përfshirë OpenAI në hapësirën gjeneruese të AI.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Musk ishte bashkë-nënshkrues i një letre në të cilën ai dhe më shumë se 1800 të tjerë kërkuan një pauzë gjashtëmujore për versione të reja të AI.

Sa i përket portofolit të biznesit të Musk, ai përfshin Twitter, Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX, kompaninë kërkimore neuroteknologjike Neuralink dhe projektin e tij të tunelit, The Boring Company.

Ndërkohë, për projektin e ri të AI, Musk thuhet se ka marrë mijëra procesorë GPU me fuqi të lartë dhe gjithashtu thuhet se ka rekrutuar inxhinierë nga laboratorë kryesorë të AI, si DeepMind.

Sipas The Guardian, startup-i i ri i Musk ka të ngjarë t'i mundësojë atij të përpiqet të konkurrojë me OpenAI, të cilin Musk e bashkëthemeloi në 2015, ndërsa u largua nga bordi pas tre vjetesh.

Lajme të ngjashme