Ekonomia gjermane e nis rritjen pas tkurrjes, po dallohet një sektor - NACIONALE

Ekonomia gjermane e nis rritjen pas tkurrjes, po dallohet një sektor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekonomia gjermane u rrit për 0,2 për qind në tremujorin e parë të vitit, duke nisur trend pozitiv pas tkurrjes më 2023, raportoi të premten zyra e statistikave, duke i konfirmuar të dhënat preliminare.

“Pasi GDP-ja u zvogëlua në fund të vitit 2023, ekonomia gjermane e nisi vitin 2024 me rritje pozitive” – tha Ruth Brand, drejtoreshë e zyrës së statistikave, raporton agjencia “Reuters”.

Pavarësisht nga rënia e inflacionit, konsumi nga amvisëritë nuk u rimëkëmb në çerekun e parë të vitit, duke shënuar tkurrje për 0,4 për qind në krahasim me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave zyrtare, rënie shënuan edhe shpenzimet qeveritare – 0,4 për qind më pak se në çerekun paraprak.

Megjithatë, pas një gjashtëmujori të dobët më 2023, investimet në ndërtimtari shënuan rritje të konsiderueshme prej 2,7 për qind në çerekun e parë të vitit, ndërsa investimet në makineri dhe pajisje u zvogëluan për 0,2 për qind.

Kontribut pozitiv erdhi edhe nga tregtia e jashtme. Në tremujorin e parë të vitit, eksportimi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje për 1,1 për qind në krahasim me çerekun paraprak.

Lajme të ngjashme