Edhe 5 vjet me Ursulën: Politikania gjermane rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian - NACIONALE

Edhe 5 vjet me Ursulën: Politikania gjermane rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ursula von der Leyen është rizgjedhur për një mandat të dytë pesë vjeçar si presidente e Komisionit Evropian, pas një votimi të sotëm nga ligjvënësit e BE-së.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian, ajo u zotua për investim në infrastrukturë dhe industri, të krijojë një “Bashkim Evropian të Mbrojtjes” dhe të qëndrojë në rrugën e tranzicionit të gjelbër për kontinentit.

Pas një votimi, ajo u rizgjodh me 401 vota për dhe 284 kundër. Asaj ndërkaq, i duheshin mbi 360 vota për të siguruar shumicën në parlamentin me 720 ulëse.

Von der Leyen, e cila udhëhoqi Komisionin Evropian përgjatë panemisë Covid-19 dhe fillimit të pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës, tani do ta kryesojë bllokun që është vendosur nga e djathta, pas zgjedhjeve evropiane ku partitë e ekstremit të djathtë fituan numër rekord të ulëseve.

Tashmë, liderët evropianë kanë nisur me urime për von der Leyen, derisa kancelari gjerman, Olaf Scholz tha:

“…kjo është një shenjë e qartë për mundësinë tonë që të veprojmë në BE, sidomos në kohë të vështira. Evropianët presin nga ne që ta dërgojmë Evropën përpara. Le ta bëjmë.”

Politikanja gjermane u vendos në vitin 2019 në procesin e kandidaturës presidenciale si “kandidate kompromisi”, por sipas "CNN" që atëherë është bërë një nga shtyllat më të forta të Evropës.

Ndërkohë disa liderë të tjerë - nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel te presidenti francez Emmanuel Macron - janë tërhequr ose janë dobësuar nga politika e brendshme.

Pozicioni i vetë Von der Leyen u zvogëlua disi nga zgjedhjet e muajit të kaluar, të cilat panë një rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme dhe panë tkurrjen e qendrës së Brukselit.

Rizgjedhja e saj nuk ishte e sigurt, por pritej gjerësisht, pasi ajo u propozua nga liderët e BE-së dhe kishte mbështetjen e Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë, si dhe të qendrës së majtë Socialiste dhe Demokratike (S&D) dhe blloqeve liberale. Pak para votimit të së enjtes, blloku i Gjelbër njoftoi gjithashtu se do ta mbështeste atë.

Lajme të ngjashme