Edhe 13 kamionë me ndihma hyjnë në Gazë nga Egjipti - NACIONALE

Edhe 13 kamionë me ndihma hyjnë në Gazë nga Egjipti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gazetar i televizionit CNN, i cili ndodhet në pikëkalimin kufitar mes Egjiptit dhe Gazës në Rafah, ka thënë se 13 kamionë me ndihma e kanë kaluar procedurën e inspektimit dhe janë futur në enklavën e izoluar.

Tetëdhjetë e një kamionë janë duke iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë nga autoritetet izraelite, sipas një zyrtari kufitar të Egjiptit në këtë pikëkalim kufitar, që bisedoi me televizionin amerikan.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një deklaratë se asistenca humanitare i ofron Izraelit “liri veprimi të rëndësishme për të vepruar që t’i realizojë qëllimet e luftës”.

“Këto janë ushqim dhe ilaçe që janë kontrolluar fizikisht dhe janë inspektuar nga personeli izraelit i sigurisë dhe janë dorëzuar përmes Egjiptit”- thuhet më tej në deklaratë.

Numri i përgjithshëm i kamionëve me ndihma që kanë hyrë në Gazë deri më tani ka shkuar në 157.

Situata humanitare në Gazë është përkeqësuar për shkak të qasjes së kufizuar në ushqim, ujë, energji elektrike e karburante. Gjithsej 26 kamionë me ndihma u futën në Gazë të hënën përmes Egjiptit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Lajme të ngjashme