Dy të vdekur gjatë garës me barka në Australi - NACIONALE

Dy të vdekur gjatë garës me barka në Australi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona që po merrnin pjesë në garën vjetore me barka “Hobart” në Australi kanë vdekur në dy incidente të ndryshme, sipas policisë së shtetit të largët.

Të dy anëtarët e ekuipazhit vdiqën në incidente të ndryshme, pasi u goditën nga një shtyllë e madhe që vendoset horizontalisht në barkë.

Barkat e para pritet të arrijnë në qytetin Hobart më vonë të premten ose të shtunën herët. Disa tashmë kanë hequr dorë nga gara për shkak të motit të lig, raporton televizioni BBC.

Policia në Uellsin e Ri Jugor tha se incidenti i parë u raportua pak para mesnatës të enjten sipas kohës lokale nga Autoriteti i Sigurisë Detare në kryeqytetin e vendit, Canberra.

Vetëm pak më shumë se dy orë më vonë, policia në Uellsin e Ri Jugor u njoftua se ekuipazhi në një anije tjetër po ia jepte ndihmë e parë personit tjetër, por nuk pati sukses.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen raste fatale gjatë garës, e cila për herë të parë është mbajtur në vitin 1945.

Gjashtë persona, përfshirë britanikun Glyn Charles, kishin vdekur në vitin 1998, pasi pjesëmarrësit ishin goditur nga stuhia.

Lajme të ngjashme