“Dorëzohet” Kanadaja, do ta largojë reklamën që e zemëroi Trumpin
Kryeministri i provincës kanadeze Ontario, Dough Ford, ka thënë se do ta pauzojë fushatën reklamuese të kësaj province në Shtetet e Bashkuara, pasi reklama e nxiti presidentin amerikan, Donald Trump, që t’u jepte fund bisedimeve tregtare me vendin fqinj.
Ford tha se e mori këtë vendim pasi foli me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, të premten, duke shtuar se spoti televiziv do të ndalet së transmetuari të hënën “në mënyrë që bisedimet tregtare të mund të vazhdojnë”, raporton televizioni BBC.
Megjithatë, spoti do të vazhdojë që të transmetohet gjatë fundjavës në media amerikane, tha kryeministri provincial kanadez, përfshirë gjatë kohës së lojërave të bejsbollit “Major League Baseball World Series”.
Craney tha para gazetarëve më herët të premten se Kandaja është e përgatitur që t’i rinisë bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara “kur amerikanët të jenë gati”.
Trumpi e kritikoi spotin të enjten në mbrëmje përmes një shkrim në rrjetin “Truth Social”, duke e quajtur “të rremë” dhe duke i shpallur “të përfunduara”.
Në spotin e sponsorizuar nga qeveria provincial e Ontarios së Kanadasë citohet ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, i cili ishte anëtar i Partisë Republikane të Trumpit dhe ikonë e konservatorizmit amerikan, duke thënë se taksat “e dëmtojnë secilin amerikan”.
Në spot paraqitet një pjesë ku Reagan po i drejtohej kombit përmes radios në vitin 1987, duke u përqendruar te tregtia e jashtme./Nacionale
Spoti i plotë: