Trump për zgjedhjet: Nëse ka fitore, meritat duhet t’i marrë unë - NACIONALE

Trump për zgjedhjet: Nëse ka fitore, meritat duhet t’i marrë unë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Përderisa të martën në mbrëmje po votohej në të gjithë vendin, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë diçka të pabesueshme kur u pyet në lidhje me meritat apo fajin që ai duhet të marrë pas daljes se rezultateve të zgjedhjeve.

“Mendoj se nëse ata fitojnë, të gjitha meritat duhet t’i marrë unë dhe nëse humbin, nuk duhet të fajësohem aspak,” është shprehur Trump, duke shtuar se më shumë mundësi “do të jetë e kundërta”.

CNN shkruan se në botën e Trumpit, të gjitha gjërat e mira janë rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të tij, ndërkohë që gjërat e këqija me patjetër janë për fajin e dikujt tjetër. Me tej agjencia e lajmeve thotë se, Trump është duke i treguar vetes një histori ku ai është gjithmonë heroi – në luftë me humbësit dhe ata që e urrejnë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë diçka tjetër. Sipas sondazheve, Trump është parë si favorit vetëm nga 39% e votuesve, me 58% që e shihnin në një pozicion jo të favorshëm. Këto të dhëna e vendosin atë më poshtë se Joe Biden që shihet favorit nga 41% e votuesve dhe jofavorit nga 56%.

Nga ana tjetër, sipas CNN përveç sondazheve, ka prova që Donald Trump ka ndërhyrë edhe në këto zgjedhje – dhe jo në një mënyrë të mirë, pasi ai ka miratuar kandidatë në garat për guvernator në Pensilvani, Maryland, Ilinois dhe Michigan, të cilët humbën pasi dështuan për të krijuar një mesazh fitues elektoral. Megjithatë në anën e Senatit ai ishte më mirë, pasi përderisa Oz humbi në Pensilvani, kandidatët e miratuar nga ai fituan në Karolinën e Jugut dhe Ohio.

Pra, janë rezultate të përziera, jo diçka nga të cilat Trump mund të marrë merita, ndërsa nuk pranon edhe faj.

Lajme të ngjashme