Dominique Pelicot shpallet fajtor në Francë për përdhunim të rëndë - NACIONALE

Dominique Pelicot shpallet fajtor në Francë për përdhunim të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dominique Pelicot, ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot, u shpall të enjten fajtor nga një gjykatë në Francë për përdhunim të rëndë. Ai u dënua me 20 vjet burgim.

Ai gjithashtu u shpall fajtor për përdhunim të rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes së njërit prej të akuzuarve të tjerë në rast, Jean Pierre Marechal, dhe për bërje të fotografive të padenja të vajzës së tij, Caroline, raporton televizioni BBC.

Një i akuzuar tjetër, Jean-Pierre Marechal, u shpall fajtor për përdhunim në tentativë dhe përdhunim të rëndë të gruas së tij si dhe për drogimin e saj.

Charly Arbo, i akuzuar tjetër në rastin që ka marrë vëmendje të madhe në Francë e jashtë saj, u shpall fajtor për përdhunim të rëndë. Në moshën 30-vjeçare, ai ishte njëri nga të pandehurit më të rinj në gjykim.

Christina Lescole u shpall fajtor për përdhunim të rëndë. Ai është liruar nga akuza për posedim të pamjeve abuzuese ndaj fëmijëve.

Cyrille Delville u shpall fajtor për përdhunim të rëndë. Florian Rocca u shpall fajtor gjithashtu për përdhunim të rëndë. Edhe Jacques Cubeau u shpall fajtor për të njëjtën vepër.

Lajme të ngjashme