“Dobët” - Lapidi e kritikon Ben Gvirin: Arrite ta turpërosh Izraelin nga Teherani në Uashington - NACIONALE

“Dobët” - Lapidi e kritikon Ben Gvirin: Arrite ta turpërosh Izraelin nga Teherani në Uashington

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri izraelit, Yair Lapid, tani udhëheqës i opozitës, e ka kritikuar ministrin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, për një “shkrim të pafalshëm në Tëitter”, që është interpretuar si tallje me sulmin ushtarak kundër Iranit.

Ministri Ben Gvir shkroi vetëm një fjalë në rrjetin X – Dobët – vetëm disa orë pas dëgjimit të shpërthimeve në Iran të premten, raporton televizioni CNN.

Një zyrtar amerikan i ka thënë televizionit CNN se Izraeli ka kryer një sulm ushtarak ndaj Iranit. Izraeli nuk ka komentuar, ndërsa Irani nuk e ka identifikuar zyrtarisht burimin e sulmit.

Ben Gviri më parë kishte thënë se Izraeli “duhet të çmendet” në kundërpërgjigjen për sulmin iranin me raketa e dronë para disa ditëve.

Ish-kryeministri Lapid tha se Ben Gviri “arriti që ta tallë dhe ta turpërojë Izraelin nga Teherani në Uashington”.

“Kurrë më parë një ministër në kabinetin e sigurisë nuk u ka bërë dëm të rëndë të tillë sigurisë së vendit, imazhit të tij dhe statusit të tij ndërkombëtar” – shtoi opozitari izraelit, duke iu referuar ministrit me qëndrime të së djathtës ekstreme.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, gjithashtu dukej se priste më shumë nga sulmi ndaj Iranit. Të mërkurën, ai tha se kundërpërgjigjgja e Izraelit ndaj sulmit të Iranit duhet të shkaktojë “pasoja joproporcionale” dhe ta “tundë Teheranin” për ta frenuar Iranin nga sulmet në të ardhmen.

Lajme të ngjashme