Disa të vrarë nga një sulm me dron në Bregun Perëndimor, luftime të ashpra në Gaza
Disa palestinezë janë vrarë nga një sulm me dron i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje ushtarake në qytetin e Bregut Perëndimor, Jenin, raportojnë mediat palestineze e izraelite.
Forcat që po zhvillonin një bastisje për arrestime u ballafaquan me zjarr dhe disa pajisje shpërthyese u aktivizuan, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Një burim izraelit i sigurisë i tha uebfaqes së lajmeve “Walla” se një celulë që hidhte mjete shpërthyese drejt trupave u sulmua nga ajri.
Faqja “Walla” dhe agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa”, thanë se disa prej personave të armatosur u vranë gjatë sulmit ajror.
Në disa video të publikuara në internet duket se shfaqen autoambulanca duke marrë disa trupa e disa persona të lënduar.
Jenin, Gazze'nin ikiz kardeşi...
— Aksa Haber (@aksahaber) December 12, 2023
O anlara ait kamara kaydı ... https://t.co/sGYTT1bX75 pic.twitter.com/eZ6IxaEonP
Për këtë rast nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga zyrtarët mjekësorë palestinezë apo nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Ndërkohë, mediat palestineze raportojnë se 12 persona janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Hollësitë për këtë rast nuk mund të vërtetoheshin dhe nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.