Disa kongresistë demokratë kundër përshpejtimit të nominimit të Bidenit - NACIONALE

Disa kongresistë demokratë kundër përshpejtimit të nominimit të Bidenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën tre demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së po përgatiteshin për të nënshkruar një letër si protestë kundër një plani për ta përshpejtuar miratimin zyrtar të kandidaturës së presidentit Joe Biden nga Partia Demokratike, thanë zyrat e ligjvënësve të martën.

Këta tre kongresistë janë në mesin e një numri në rritje të demokratëve që janë të zemëruar nga planet për të mbajtur votim me “thirrje virtuale” që Bideni të bëhet i nominuari i partisë që më 21 korrik, në vend se të pritet mbajtja e konventës së partisë, nga 19 deri më 22 gusht në Chicago, raporton gazeta “The Guardian”.

Përfaqësuesit demokratë, Mike Quigley, Susan Wild dhe Jared Huffman, planifikojnë që ta nënshkruajnë letrën, thanë përfaqësues të secilin ligjvënës, kur u kontaktuan nga agjencia “Reuters”.

“Mbytja e debatit dhe mbyllja e parakohshme e çfarëdo ndryshimi të mundshëm në biletën demokratike përmes një “thirrjeje virtuale” të panevojshme e të pashembullt ditëve të ardhshme është ide e tmerrshme” – thuhet në një kopje të draftit që e ka parë agjencia “Reuters”.

“Kjo do të mund t’i minonte thellë moralin dhe unitetin e demokratëve” – thuhet më tej në atë kopje.

Si kundërpërgjigje ndaj kritikave, kryetari i Konventës Kombëtare Demokrate, Jaime Harrison, i hodhi poshtë raportimet se ai kishte thënë që votimi virtual mund të ndodhte që javën e ardhshme.

Përpjekja e re vjen pas një thirrjeje nga 19 kongresistë demokratë që Bideni, 81 vjeç, t’i japë fund fushatës pas performancës së dobët në debatin e 27 qershorit me rivalin republikan, Donald Trump.

Lajme të ngjashme