Diplomati serb thotë se Putini e njeh Kosovën - NACIONALE

Diplomati serb thotë se Putini e njeh Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke cituar një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për ta justifikuar njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luahnskut nga Moska, nënkuptohet se ai, në të vërtetë, e njeh Kosovën si shtet të pavarur, tha ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq.

Republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut e kanë të drejtën e njëjtë që ta shpallin pavarësinë si Kosova, duke u mbështetur në precedentin e vendosur nga vendimi i gjykatës ndërkombëtare, tha Putini në një deklaratë gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në takim, presidenti rus i tha sekretarit Guterres se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, që në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, territori i një shteti nuk është i detyruar që të aplikojë për leje që ta shpallë sovranitetin te autoritetet qendrore të vendit”, raportoi agjencia “TASS”.

“Putini, në të vërtetë, tha se e njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që Kosova ka bërë me sponsorët e saj”, tha Gjukiqi për agjencinë bjelloruse të lajmeve, “Beta”.

Sipas tij, ligji ndërkombëtar ka vendosur një precedent “dhe ne duhet të shtojmë se pala ruse e përmendi precedentin e Kosovës më 2008, kur Osetia Jugore dhe Abkhazia e shpallën pavarësinë dhe u njohën nga Moska”.

“Moska e ka marrë atë që ndoshta është hap vendimtar për njohjen e Kosovës dhe, qartazi, duke e bërë më të lehtë për Uashingtonin dhe Perëndimin që ta zgjidhin atë”, tha diplomati serb.

Serbia përsëri ka zgjedhur një rrugë të pavëmendshme ndaj interesave të fuqive të mëdha, duke u ulur verbërisht në dy ose tri ulëse në kërkim të asaj që ka dalë të jetë thjesht politikë e futjes së kokës në rërë, shtoi diplomati i dalë në pension.

Lajme të ngjashme