Dhjetëra mijëra persona marshojnë kundër antisemitizmit në Paris - NACIONALE

Dhjetëra mijëra persona marshojnë kundër antisemitizmit në Paris

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanët kryesorë francezë janë bashkuar me dhjetëra mijëra njerëz që marshojnë nëpër Paris për të protestuar kundër antisemitizmit.

Kryeministrja Elisabeth Borne, përfaqësues të disa partive në të majtë dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen morën pjesë në marshimin në kryeqytetin francez.

Megjithëse presidenti Emmanuel Macron nuk mori pjesë, ai shprehu mbështetjen e tij dhe tha se qytetarët duhet të ngrihen kundër "ringjalljes së padurueshme të antisemitizmit të shfrenuar", raporton Sky News.

Rreth 3 mijë policë u vendosën përgjatë hapësirës së protestës.

Franca ka parë një rritje alarmante të incidenteve antisemitike që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Lajme të ngjashme