Detaje për rrëzimin e urës në ShBA: Besohet se rreth 20 punëtorë kanë rënë në lumë - NACIONALE

Detaje për rrëzimin e urës në ShBA: Besohet se rreth 20 punëtorë kanë rënë në lumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 20 punëtorë besohet se kanë rënë në Lumin Patapsco pas rrëzimit të urës “Francis Scott Key”, tha shefi i komunikimeve i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimore të ShBA-së.

Ai shtoi se situata ka gjasa që të ndryshojë, përderisa rrjedhin hollësi të reja, raporton televizioni BBC.

Ura u godit nga anija e mallrave “Dali”, e cila është 300 metra e gjatë dhe e kishte nisur lundrimin drejt Kolombos së Sri-Lankës.

Sipas radarëve detarë, anija ishte nisur nga terminali në portin Breeze rreth orës 12 e 45 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale.

Ajo lundroi drejt urës “Francis Scoot Key”, por u bë e palëvizshme nën urë 45 minuta më vonë.

Sipas radarëve të trafikut ajror, helikopterët e policisë kanë qenë duke qarkulluar mbi zonën e aksidentit në mënyrë të përsëritur.

Një zëdhënës i zjarrfikësve ka konfirmuar se rrëzimi i urës është rast që njihet si “ngjarje me viktima masive”.

Numri i viktimave – të lënduar ose të vdekur – nuk është konfirmuar ende.

Lajme të ngjashme