Dënimi me vdekje: A është ky fati që i pret katër sulmuesit e Moskës? - NACIONALE

Dënimi me vdekje: A është ky fati që i pret katër sulmuesit e Moskës?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Afro 133 viktima është bilanci i sulmit terrorist të së premtës në Moskë, ku katër persona që thanë se janë pjesë e ISIS-it, kryen aktin. Çka do të ndodhë tash me ta, kur Rusia i ka kapur?

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se shumë njerëz po e pyesin se çka duhet të bëj Rusia me katër të arrestuarit, të dyshuar për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë.

“Gjithkush po më pyet. Çka duhet të bëjmë. Ata u kapën. Por si duhet t’ia bëjmë tani”, thotë Medvedev, shkruan The Guardian.

“A duhet të vriten. E nevojshme. Edhe duhet. Por më e rëndësishme është të vritet gjithkush që u përfshi në këtë sulm. Gjithkush. Kush i paguajti, ata që e simpatizuan një akt të tillë dhe ata që ndihmuan. T’i vrasim të gjithë”, shkruan Medvedev.

Për deputetin Vladimir Vasilyev, meqë është ngritur debati i dënimit me vdekje në Rusi, ‘ligjvënësit do ta mendojnë këtë punë mirë’.

“Tani kur shumë njerëz po pyesin lidhur me dënimin me vdekje. Kjo temë, natyrisht që do të trajtohet me seriozitetin më të lartë, në mënyrën më profesionale dhe do të studiohet mirë”, thotë ai.

Kremlini ka thënë të hënën se ‘nuk do të marrë fare pjesë në debat lidhur me moratoriumin për dënimin me vdekje”.

“Nuk po marrim pjesë për momentin në këtë diskutim”, thotë zëdhënësii Kremlinit Dmitry Peskov.

Dënimi kapital (me vdekje) ekziston në Rusi që prej vitit 1996, në kohën e ish presidentit Boris Yelsin, mirëpo që prej atëherë, asnjë dënim me vdekje nuk është kryer në Rusi.

Lajme të ngjashme