Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit, heshten kritikat ndaj Joe Bidenit - NACIONALE

Demokratët rimarrin kontrollin e Senatit, heshten kritikat ndaj Joe Bidenit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Demokratët e kanë mbajtur kontrollin e Senatit pasi gara kyçe në Nevadë u njoftua se ishte fituar prej tyre, duke cementuar kësisoji një performancë solide në zgjedhjet e mesmandatit që tejkaloi parashikimet.

Senatorja demokrate amerikane Cathreine Cortez Mastro ka mposhtur sfiduesin republikan Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish presidenti Donald Trump, sipas the Associated Press.

Me fitoren e Mastros që vjen pas asaj të Mark Kellyt në Arizonë të premten mbrëma, Demokratët i çon në numrin kyç të 50 ulëseve në Senat, me Republikanët që kanë vetëm 49, raporton The Guardian.

Gara në Gjergjia ende nuk është mbyllur, por edhe nëse Republikanët fitojnë kjo do të nënkuptonte që Senati do të kontrollohej nga Demokratët për shkak se vota vendimtare do t’i takonte zëvendës-presidentes Kamala Harris.

Për Republikanët, ishte një tjetër goditje e rëndë pasi kanë nënperformuar në shumë e shumë gara. Ata kishin shpresuar në një “valë të kuqe” që do t’iu jepte kontrollin mbi dhomën e lartë të Kongresit.

Republikanët tashmë e kanë nisur luftën për t’i hedhur fajin njëri-tjetrit, dhe ish presidenti Donald Trump është vënë po ashtu në shënjestër.

Ai kishte mbështetur kandidatë të së djathtës që humbën në gara kyçe, siç ishte rasti me Dr Mehmet Oz në Pensilvani.

Fitorja është një tjetër shtytje për presidentin aktual amerikan Joe Biden.

Demokratët po ashtu sfidoi precedentin historik, pasi partia që ka Shtëpinë e Bardhë zakonisht humbet keq në zgjedhjet e mesmandatit.

Performanca elektorale ka shumë mundësi të hesht spekulimet se Biden nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 duke mbetur me një mandat të vetëm.

Biden u shpreh se ishte “shumë i kënaqur” me daljen në zgjedhjet amerikane dhe se partia Republikane duhej të vendoste se “kush ishin ata”.

Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk është vendosur.

Ndërkohë, humbja e Senatit do ta çojë vëmendjen te dominanca e vazhdueshme e Donald Trumpit në partinë Republikane.

Trump po rivalizohet nga guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, që ishte mes sukseseve të rralla të Republikanëve në këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme