Demi futet në një bankë në Izrael, tmerron punonjësit - NACIONALE

Demi futet në një bankë në Izrael, tmerron punonjësit

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Punonjësit e një banke izraelite janë parë duke ikur të frikësuar nga korridoret, ndërsa një dem është futur në ndërtesë.

Sipas The Guardian, incidenti që ka ndodhur të hënën në një degë të Bank Leumi në një zonë industriale në Lod, në jug-lindje të Tel Aviv, ka nisur në parkingun për vetura.

Fillimisht, demi që mbante një litar në qafë kishte kapërcyer makinat e parkuara përpara se të hynte në bankë duke shkaktuar panik tek punonjësit.

Një video e publikuar nga gazeta Israel Hayom shfaq njerëzit duke ikur nga kafsha e cila shihet duke vrapuar nëpër korridore të bankës.

Sipas gazetës, demi kishte mbetur brenda bankës për rreth gjysmë ore, përpara se pronari i tij dhe një veteriner kishin mundur ta largonin.

Një zëdhënës i Bankës Leumi ka bërë të ditur se rasti është raportuar tek autoritetet lokale dhe një shërbim veterinarie, ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur viktima e as dëme materiale.

Lajme të ngjashme