Del videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e aktivistit amerikan Kirk
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e Shteteve të Bashkuara ka publikuar pamje kur i dyshuari për vrasjen e aktivistit amerikan, Charlie Kirk, shihet duke u larguar nga kulmi i një ndërtese të Universitetit Utah Valley.
Besohet se pamjet e paraqesin të dyshuarin duke u larguar nga vendi i ngjarjes vetëm tre minuta pas kryerjes së vrasjes.
Studenti i fundit që bisedoi me Kirkun, Hunter Kozak, e kishte pyetur aktivistin për dhunën me armë, pak momente para se të dëgjoheshin të shtënat.
“Unë jam në regjistër për atë se sa shumë nuk jam pajtuar me Charlie Kirkun, por, njeri, ai prapë është qenie njerëzore. A e kemi harruar këtë” – tha studenti Kozak.
Chris Piehota, ish-zyrtar i lartë në FBI, tha se agjencia me gjasë ende është në fazën e grumbullimit dhe analizimit të të dhënave nga sulmi – përshirë pamjet e incizuara me pajisje personale, nga kamerat e sigurisë dhe klipet me zë, raporton televizioni BBC.
Ai tha se ka besim se FBI-ja do ta kapë vrasësin e aktivistit Kirk. “Unë besoj se FBI-ja është njëra nga organizatat më të mira të ndjekjes së njerëzve që ekziston” – tha Piehota, duke shtuar se kjo agjenci ka “burime masive” për të “grumbulluar dhe analizuar” të dhëna.
🚨 NEW FOOTAGE ::: SHOOTER ON ROOF
— Culture War Report (@CultureWar2020) September 12, 2025
FBI releases exclusive close-up footage of Charlie Kirk shooter suspect jumping off Utah Valley University roof, 3 mins after the assassination. Suspect fled the scene, with over 7,000 tips already received. #CharlieKirk pic.twitter.com/dYj4Qk4qAm