Del sondazhi më i ri në Turqi: Erdogani i dyti - NACIONALE

Del sondazhi më i ri në Turqi: Erdogani i dyti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas një sondazhi të kompanisë “Konda”, i publikuar të enjten, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka mbi 5 për qind më pak përkrahje se rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, para zgjedhjeve të së dielës.

Në bazë të rezultateve të kësaj ankete, Erdogani ka përkrahje prej 43,7 për qind, ndërsa Kilicdaroglu 49,3 për qind. Nëse rezultati i zgjedhjeve del kështu, dy politikanët do të ballafaqohen në balotazh më 28 maj.

Rezultati i anketës së re e përforcon përshtypjen se Erdogani ballafaqohet me sfidën më të madhe zgjedhore gjatë dy dekadave të tij në pushtet. Këto rezultate ngjajnë me disa anketa të tjera, ku Kilicdarglu ka dalë i pari, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas sondazhit të bërë me 6 dhe 7 maj, kandidati Sinan Ogan ka vetëm 4,8 për qind të përkrahjes, ndërsa Muharrem Ince 2,2 për qind.

Zgjedhjet në Turqi do të mbahen tre muaj pas një tërmeti shkatërrues, i cili shkaktoi mbi 50 mijë viktima në Turqi dhe la miliona njerëz pa strehë.

Kompania “Konda”, e cila publikon vetëm një anketë para zgjedhjeve, bëri intervista sy më sy me 3 mijë e 480 persona në 35 qendra provinciale.

Lajme të ngjashme