Del pamje e re: Hamasi u hedh granata izraelitëve, njëri mundohet të ikë, por e pëson keq - NACIONALE

Del pamje e re: Hamasi u hedh granata izraelitëve, njëri mundohet të ikë, por e pëson keq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të re nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael shihet se si militantët e këtij grupi sulmuan me granata një strehimore kundër bombave në Izrael, e cila ishte plot njerëz.

Pamjet ishin incizuar nga kamera e vendosur në një veturë që ndodhej afër hyrjes së strehimores dhe u publikua nga grupi “South First Responders”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në video shihet se si një ushtar i paarmatosur dhe jashtë detyrës i Izraelit, Rreshter Aner Elyakim Shapiro, kishte arritur që t’i nxirrte granatat e hedhura, duke i shpëtuar personat që ndodheshin brenda strehimores.

Granata e tetë e lëndoi atë për vdekje. Të paktën shtatë prej atyre që ishin strehuar brenda objektit mbijetuan.

Në pamjen e rëndë shihet edhe momenti kur një civil izraelit mundohet që të ikë nga strehimorja, por ballafaqohet me breshërinë e plumbave pak sekonda më pas.

Paralajmërim: Pamje të ndjeshme në videon e mëposhtme!

Lajme të ngjashme