Danimarka: Nuk e negociojmë sovranitetin tonë si pjesë e marrëveshjes së Trumpit
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka lëshuar një deklaratë duke reaguar ndaj marrëveshjes së paqartë që duket se u arrit pas bisedimeve mes Donald Trump dhe Mark Rutte mbrëmë, shkruan The Guardian.
Frederiksen thotë se është “e mirë dhe e natyrshme” që siguria në Arktik u diskutua mes presidentit amerikan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s këtu në Davos mbrëmë.
Ajo thotë gjithashtu se ka qenë në kontakt me Rutte “në mënyrë të vazhdueshme”, përfshirë para dhe pas takimit të tij me Trumpin.
Ajo vë theksin edhe te çështja kyçe – NATO nuk mund të marrë vendime mbi sovranitetin e Danimarkës dhe Groenlandës.
Tha se NATO është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Danimarkës se gjithçka politike mund të negociohet, përfshirë sigurinë, investimet dhe çështjet ekonomike “por ne nuk mund të negociojmë për sovranitetin tonë”.
Ajo shton: “Më është bërë e ditur se kjo nuk ka qenë rasti.”