Dalin pamjet e para nga fundosja e luftanijes ruse Moskva - NACIONALE

Dalin pamjet e para nga fundosja e luftanijes ruse Moskva

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pamje dramatike që supozohet se tregojnë luftanijen ruse Moskva para se të fundosej javën e kaluar janë shfaqur në internet.

Sipas Rusisë anija është fundosur për shkak të një zjarri që ka shpërthyer në bord nga i cili është shkaktuar shpërthimi i municioneve si dhe nga stuhia, ndërsa Ukraina thotë se e ka goditur me raketa.

Imazhet e reja të fundosjes nuk mbështesin pretendimet e asnjërës palë – por nuk tregojnë asnjë shenje të stuhisë për të cilën pretendon Moska.

Çfarë tregojnë imazhet?

Imazhet dyshohet se janë marrë më 14 prill, një ditë pasi Ukraina pretendoi se kishte goditur anijen luftarake.

Videoklipi prej tre sekondash - me gjasë i marrë nga një varkë shpëtimi, tregon Moskvën në distancë, ndërsa në të djathtën e saj duket një Shakhter rus duke e tërhequr.

Nga anija shihet duke dalë tym, ndërsa duket edhe një pjesë e dërrasës së dëmtuar rëndë.

Në dërrasë duken po ashtu vrima të tjera, nga ku mendohet se është futur një sasi e madhe uji.

Po ashtu shihen të përgatitura edhe të gjitha varkat e shpëtimit.

A ka më shumë detaje për shkakun?

Ukraina thotë se ka goditur me sukses Moskvën me dy raketa Neptun të prodhuara nga Ukraina.

Edhe zyrtarët amerikanë u kanë thënë mediave amerikane se besojnë në versionin ukrainas. Ndërsa, Rusia pretendon se ajo u dëmtua pas një shpërthimi dhe më pas u fundos për shkak të "stuhisë në det”.

Ndërsa kushtet mund të ndryshojnë në periudha të ndryshme, në pamjet e anijes nuk duket asgjë që mund ta konfirmojë pohimin e Kremlinit.

Pak para fundosjes, ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se anija është dëmturar rëndë, dhe i gjithë ekuipazhi është evakuuar”.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet. Megjithatë, disa kanë sugjeruar se shenjat e errëta - përveç vrimave, tregojnë për dëmtim në përputhje me një sulm nga jashtë.

Rusia gjithashtu nuk ka pranuar se ka ndonjë viktimë nga fundosja. Luftanija me 510 anëtarë ekuipazhi kishte udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë, gjë që e bëri atë një objektiv të rëndësishëm simbolik dhe ushtarak.

Më herët gjatë konfliktit, Moskva fitoi famë pasi u bëri thirrje trupave kufitare ukrainase që mbronin ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi që të dorëzoheshin - të cilit iu kthyen me një mesazh refuzimi që do të thotë “shko në ferr”.

Lajme të ngjashme