CNN: Pelosi i ka thënë privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë që ai nuk mund të fitojë - NACIONALE

CNN: Pelosi i ka thënë privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë që ai nuk mund të fitojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i ka thënë privatisht presidentit Joe Biden se sondazhet tregojnë që ai nuk mund ta mposhtë ish-presidentin Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit.

Sipas “CNN” ajo ka thënë se Biden mund “t’i shkatërrojë shanset e demokratëve për ta fituar Dhomën në nëntor, nëse vazhdon të kërkojë një mandat të dytë”.

Katër burime të informuara rreth kësaj bisede telefonike, kanë thënë këtë gjë.

Një prej tyre, është shprehur se reagimi i Biden ndaj kësaj ishte se ka parë sondazhe që tregojnë se ai mund të fitojë. Një tjetër burim, ka përshkruar se Biden pati një qëndrim mbrojtës në lidhje me sondazhet.

Në një moment, Pelosi raportohet se ka kërkuar nga Mike Donilon, këshilltari i Biden, që të kyçej në linjë për të folur rreth të dhënave.

Megjithatë asnjëri nga burime nuk ka dhënë indikacione nëse Pelosi i tha Bidenit në këtë bisedë se ajo besoj që presidenti duhet të tërhiqet nga gara e vitit 2024.

Pelosi gjatë këtyre javëve ka dëgjuar shqetësimet e kolegëve të saj pas debatit presidencial, ndërsa në një intervistë të javës së kaluar tha:

“I takon presidentit të vendosë nëse do të tërhiqet. Ne të gjithë inkurajojmë ata që ta marrë vendimin sepse koha po kalon”.

Pyetur për ta komentuar këtë zhvillim, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates ka thënë se “presidenti Biden është i nominuari i partisë. Ai planifikon të fitojë dhe mezi pret të punojë me demokratët në Kongres”.

Një zëdhënës i Pelosit ndërkaq, i ka thënë CNN se ajo ndodhet në Kaliforni nga e premtja dhe se nuk ka folur me Biden që atëherë.

Lajme të ngjashme