CNN me burime: Izraeli po përgatitet për zgjerim të sulmeve nga Irani e Hezbollahu sonte - NACIONALE

CNN me burime: Izraeli po përgatitet për zgjerim të sulmeve nga Irani e Hezbollahu sonte

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli është duke u përgatitur për një “zgjerim domethënës” të sulmeve nga Irani dhe Hezbollahu të mërkurën natën, sipas dy burimeve izraelite të afërta me çështjen.

Njëri nga burimet tha se Izraeli po sheh shenja se edhe rebelët Houthi të Jemenit, që mbështeten nga Irani, mund të kryejnë sulme kundër Izraelit, që do të ishte hera e parë nga fillimi i luftës. Edhe pse rebelët Houthi kishin hedhur raketa në drejtim të Izraelit në luftën 12-ditore në qershor, ata deri më tani nuk janë bërë pjesë e konfliktit rajonal që po vazhdon, raporton televizioni CNN.

Një zyrtar izraelit i tha televizionit amerikan se kryeministri Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim të zyrtarëve të lartë politikë dhe të sigurisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, tha në rrjete sociale se nuk ka ndryshim të udhëzimeve tani për tani. “Ushtria izraelite është e përgatitur me mbrojtje të fortë dhe do të bëjë gjithçka që kërkohet për t’i mbrojtur qytetarët izraelitë” – tha ai.

Më herët të mërkurën, Roja Revolucionare e Iranit tha se e kishte nisur “operacionin më intensiv dhe më të rëndë” që nga fillimi i luftës, sipas mediave shtetërore.

Në sulmin e kryer gjatë natës u përfshi hedhja e raketave, përfshirë raketën balistike me rreze të mesme veprimi, “Khorramshahr”, kundër caqeve në Izrael dhe në drejtim të aseteve amerikane në rajon, raportoi televizioni shtetëror iranian, IRIB.

Irani hodhi disa valë të raketave balistike gjatë natës dhe më pas ditën të mërkurën. Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme, sipas shërbimin emergjent izraelit, “David Adom”./Nacionale

Lajme të ngjashme