CNN: Izraeli po pret të shohë nëse ShBA do ta ndihmojë në sulmin ndaj Iranit - NACIONALE

CNN: Izraeli po pret të shohë nëse ShBA do ta ndihmojë në sulmin ndaj Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa ditë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor, zyrtarë të lartë izraelitë po presin për të mësuar nëse Presidenti i SHBA, Donald Trump, do t’i ndihmojë për ta përfunduar punën.

Kështu raporton “CNN” duke cituar një zyrtar të lartë izraelit:

"Ne po presim vendimin e presidentit".

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm rreth ecurisë së operacioneve ushtarake izraelite në Iran dhe mundësisë së përfshirjes së SHBA-së.

Por dy zyrtarë izraelitë thanë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po e nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë Trump-in që të miratojë sulme amerikane ndaj objektit bërthamor të Fordow, i cili ndodhet nën një mal.

"I gjithë operacioni bazohet në supozimin se SHBA do të bashkohet në një moment," - tha një zyrtar i tretë izraelit.

Zyrtarët izraelitë këmbëngulin se Izraeli ka edhe opsione të tjera për të shkatërruar ose të paktën për të paaftësuar përkohësisht objektin bërthamor të Iranit në Fordow, por asnjë prej tyre nuk ka gjasa të jetë aq efektiv sa një sulm nga bombarduesit strategjikë amerikanë me bomba depërtuese prej 30,000 paundësh.

Lajme të ngjashme