Cigarja e pilotit, shkak i rrëzimit të avionit që la të vdekur 66 persona - NACIONALE

Cigarja e pilotit, shkak i rrëzimit të avionit që la të vdekur 66 persona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrëzimi i një avioni pasagjerësh të EgypAir, në vitin 2016 që la të vdekur 66 personat në bord, u shkaktua nga një zjarr në kabinën e pilotit pasi cigarja e ndezur e pilotit mori flakë me oksigjenin që rrodhi nga një maskë urgjence.

Ekspertët që ishin duke hetuar incidentin fatal, kur fluturimi i EgyptAir MS804 – një Airbus A320 në rrugë nga Parisi në Kajro – u rrëzua në Mesdheun lindor, pretenduan se ose kapiteni ose oficeri i parë kishin pirë duhan pak para përplasjes.

Në një raport zyrtar prej 134 faqesh, i cili iu dërgua Gjykatës së Apelit në Paris muajin e kaluar, hetuesit francezë thanë se zjarri mund të ketë shpërthyer në kabinë për shkak të kombinimit të një cigareje të ndezur dhe rrjedhjes së oksigjenit nga maska ​​e bashkëpilotit .

The Independent shkruan se, sipas raportit, pilotët egjiptianë pinin rregullisht duhan në kabinë, dhe kjo praktikë nuk ishte ndaluar nga linja ajrore në kohën e rrëzimit.

Maska e oksigjenit ishte ndryshuar tre ditë më parë dhe ishte vendosur në modalitetin "emergjent" të krijuar për tym në kabinë, që do të thotë se po furnizohej me 100 për qind oksigjen nën presion të vazhdushem nga tymi.

Dokumenti i ri, i nxjerrë nga gazeta italiane Corriere della Sera, pretendon se kishte një zhurmë fërshëllimë të regjistruar nga një mikrofon në maskë.

Daniele Veronelli, një pilot i A320 dhe një anëtar i shoqatës kombëtare të pilotëve të aviacionit komercial të Italisë, Anpac, i tha gazetës se kontrollet në pajisjen e oksigjenit dhe maskës në kabinën e pilotit ishin një pjesë rutinë e aktivitetit para fluturimit.

Raporti i Corriere della Sera gjithashtu pretendon se pilotët ishin ankuar se ndiheshin të lodhur gjatë fluturimit të natës, i cili u nis nga aeroporti Charles De Gaulle pak pas orës 23:00. Avioni u zhduk nga radarët rreth një orë e gjysmë më vonë.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) bëri presion për një ndalim të plotë të pirjes së duhanit gjatë fluturimit që në vitin 1996, por rezolutat e këtij organi merren parasysh vetëm nga qeveritë në hartimin e ligjeve të tyre.

Autoritetet në Egjipt fillimisht kishin fajësuar për përplasjen një bombë terroriste, pasi një vit më parë një aeroplanë me turistë rusë ishtë rrëzuar nga eksplozivët, duke lënë të vrarë 224 persona që ishin në bord.

Zyrtarët egjiptianë, atë kohë po ashtu nxorrën pretendime se gjurmë eksplozivi ishin gjetur edhe në mbetjet njerëzore, duke thënë se ky ishte një veprim i qëllimshëm keqdashës. Por, në vitin 2018 agjencia franceze e hetimit të aksidenteve ajrore BEA tha se “hipoteza më e mundshme është se një zjarr shpërtheu në kabinë ndërsa avioni po fluturonte dhe se zjarri u përhap me shpejtësi duke rezultuar në humbjen e kontrollit të aeroplanit.”

Lajme të ngjashme