Chicago dhe Illinoi e padisin Shtëpinë e Bardhë kundër dislokimit të Gardës Kombëtare
Qyteti amerikan, Chicago, dhe shteti në të cilin ai ndodhet, Illinoi, të hënën dorëzuan padi me qëllim që administratës së presidentit Donald Trump t’i pamundësohet dërgimi i qindra pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Chicago.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë të shtunën autorizoi 300 trupa për t’i mbrojtur oficerët dhe asetet federale në Chicago. Dërgimi i trupave në këtë qytet ka qenë në mesin e këcënimeve të presidentit, por nuk ishte menjëheë e qartë se kur ose ku saktësisht do të dislokoheshin ushtarët, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Në padi pretendohet se “këto avancime në “luftën” e shpallur kohë të gjatë më parë nga presidenti Trump ndaj Chicagos dhe Illinoit janë të paligjshme dhe të rrezikshme”.
“Populli amerikan, pavarësisht se ku banon, nuk duhet të jetëojë nën këcënimin e pushtimit nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, posaçërisht jo thjesht për shkak se qyteti i tyre ose udhëeqja shtetërore ka dalë jashtë favorit të një presidenti” – thuhet në padi.
Në padinë e dorëzuar të hënën, Trumpi, Patrulla Kufitare, agjencitë ICE dhe DHS si dhe disa nga udhëheqësit kombëtarë e lokalë të tyre akuzohen për fillimin e një fushate të dhunës dhe frikësimit kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve gjatë javëve me protesta jashtë një qendre të agjencisë ICE në Illinoi.
Agjentët federal në mënyrë t ëpërsëritur kanë përdorur gaz lotsjellës, topa piperi dhe mjete të tjera në drejtim të turmave dhe katër arrestuar të paktën shatë persona nën akuza federale, pasi disa potestues janë përpjekur që t’i bllokojnë hyrjen dhe daljen e automjeteve.
Në padi pretendohet se agjentët federal i kanë cenuar të drejtat e Amendamentit të Parë të Kushtetutës në lidhje me lirinë e të shprehurit dhe shtypin e lirë duke përdorur “forcë të dhunshme dhe pa dallim”, përfshirë gazin lotsjellës, plumbat e gomës dhe fllesh-granatat./Nacionale