Çfarë u kishte ndodhur katër ushtarëve amerikanë që kishin dezertuar në Kore Veriore më 1965 - NACIONALE

Çfarë u kishte ndodhur katër ushtarëve amerikanë që kishin dezertuar në Kore Veriore më 1965

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Travis King nuk është ushtari i parë amerikan që në mënyrë vullnetare e ka kaluar Zonën e Demilitarizuar për të hyrë në Kore Veriore.

Në vitin 1965, katër ushtarë amerikanë kishin dezertuar dhe kishin hyrë në Kore Veriore, ku ishin mbajtur si të burgosur dhe ishin shfrytëzuar për t’u paraqitur në filma propagandistikë në role të kopukëve perëndimorë, raporton televizioni BBC.

Vetëm njëri prej tyre, Charles Robert Jenkins, ishte liruar pas 40 viteve. Tre të tjerë raportohet se kishin vdekur në shtetin e izoluar, përfshirë ushtarin James Dresnok, i cili kishte pësuar sulm në tru.

Pas lirimit të tij më 2004, Jenkinsi ishte dorëzuar në ushtrinë amerikane. Ai ishte dënuar më 30 ditë burgim dhe shkarkim nga detyra. Ushtari ishte vendosur për të jetuar në Japoni me familjen e vet.

Jenkinsi vdiq në vitin 2017 në moshën 77-vjeçare.

Nuk është e qartë nëse ushtari që u bë lajm të martën, Travis King, ka dezertuar në Korenë Veriore apo është kapur nga autoritetet e këtij shteti.

Lajme të ngjashme