Çfarë është Haxhi dhe sa zgjat? - NACIONALE

Çfarë është Haxhi dhe sa zgjat?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota kanë arritur në Mekë, Arabinë Saudite, për Haxhin e sivjetmë.

Ndryshet nga vitet e fundit, sivjet të gjitha masat anti-COVID ishin hequr dhe parashihet të jetë si pelegrinazhi më i madh në histori.

Sipas Sky News, ky është edhe Haxhi i parë për gratë, të cilat nëse dëshirojnë, mund ta kryejnë Haxhin pa kujdestar të gjinisë mashkullore.

Çfarë është Haxhi?

Haxhi është pelegrinazhi i shenjtë i kryer nga myslimanët në xhaminë e shenjtë të Mesxhid al Haram në Mekë.

Është një nga pesë shtyllat e Islamit, që do të thotë se çdo mysliman duhet ta plotësojë atë të paktën një herë në jetën e tij - nëse ka mjete për ta bërë këtë.

Haxhi zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë - gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik.

Këtë vit, Haxhi ka nisur nga 26 qershori deri më 1 korrik 2023.

Kryerja e Haxhit është një provë e durimit dhe temperamentit - është një sfidë shpirtërore, emocionale dhe fizike.

Megjithatë, ajo u ofron myslimanëve mundësinë për të freskuar veten shpirtërisht, për të pastruar veten nga mëkatet dhe për t'u afruar me Zotin.

Lajme të ngjashme