Britania pajtohet që të bëhet pjesë e skemës së huave për mbështetjen e Ukrainës - NACIONALE

Britania pajtohet që të bëhet pjesë e skemës së huave për mbështetjen e Ukrainës

6 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri britanik, Keir Starmer, të hënën nënshkroi një dokument që e bën vendin e tij pjesë të skemës së huave për mbrojtje të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës.

Starmeri e njoftoi marrëveshjen me të arritur në Paris për një takim të Koalicionit Vullnetmirë, i cili përbëhet nga shtetet aleate të Ukrainës. Me këtë pakt u jepet firmave britanike të mbrojtjes qasje në kontrata të financuara nga 90 miliardë euro të programit Huaja për Mbështetjen e Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kjo marrëveshje do të ndihmojë që të garantohet që Ukraina ta marrë mbështetjen që i duhet për ta mbrojtur veten nga agresioni rus, ndërkohë duke i mbështetur kompanitë britanike të mbrojtjes, duke i përkrahur vendet e kualifikuara të punës dhe duke e fuqizuar sigurinë tonë kombëtare” – tha kryeministri britanik në një deklaratë.

Qeveria britanike e vlerësoi lart përfshirjen e saj në këtë hua pas dështimit planit të Londrës për t’u bërë pjesë e një fondi tjetër 150-miliardësh të BE-së për të investuar në fuqizimin e mbrojtjes evropiane pas kritikave të ekzekutivit për shkallën e kontributit financiar të kërkuar nga blloku.

Starmeri e ka bërë mbështetjen e Britanisë për Ukrainën njërin nga prioritetet e tij. Pjesëmarrja e tij në Koalicionin Vullnetmirë është njëra nga paraqitjet e tij të fundit me udhëheqës të huaj para se të largohet nga pozita më 20 korrik për t’ia hapur rrugën kryetarit të Mançesterit, Andy Burnham, i cili gjithashtu është zotuar se do ta përkrahë Ukrainën për t’u mbrojtur nga lufta e Rusisë.

Lajme të ngjashme