Britania: Me shumë gjasë, Rusia ka avancuar në qendrën e Bakhmutit - NACIONALE

Britania: Me shumë gjasë, Rusia ka avancuar në qendrën e Bakhmutit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të premten se Rusia e ka marrë nën kontroll bregun perëndimor të Lumit “Bakhmutka”, duke vënë në rrezik një rrugë kyçe të furnizimit për forcat ukrainase në qytetin e shkatërruar nga luftimet, Bakhmut.

“Rusia ka shënuar përparime të mëtejme dhe tani me shumë gjasë ka avancuar në qendrën e qytezës… Rruga kyçe e furnizimit e Ukrainës, 0506, në perëndim të qytezës, tani ka gjasë që është e rrezikuar rëndë”- thuhet në përditësimin e rregullt të të dhënave të kësaj ministrie, raporton agjencia "Reuters".

“Forcat e rregullta ruse, me gjasë duke përfshirë trupa parashutistësh, ndoshta e kanë përforcuar zonën dhe Rusia përsëri po e përdor artilerinë në mënyrë më efektive në sektor”- thuhet më tej në deklaratë.

Aty thuhet, gjithashtu, se ka mundësi reale që në aspektin lokal, grupi “Wagner” dhe komandantët e ushtrisë ruse e kanë ndërprerë mosmarrëveshjen mes tyre dhe e kanë përmirësuar bashkëpunimin.

Gjatë qëndrimit në Poloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se trupat ukrainase në Bakhmut mund të tërhiqen, nëse ballafaqohen me rrezikun e rrethimit nga forcat e armikut.

“Për mua, çështja më e rëndësishme është ushtria jonë dhe, sigurisht, nëse ekzistojnë një moment i ngjarjeve edhe më të nxehta dhe rreziku që ne të mund të humbim personel për shkak të rrethimit, sigurisht se do të ketë vendime korrekte korresponduese të gjeneralit në terren”- tha ai.

Lajme të ngjashme